Politike

KAS rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë në Durrës dhe Shkodër, pritet të merren të dhënat e shenjave të gishtave,

24 Maj 2021, 07:46 Nga DOSJA
KAS rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë në

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrje të provave shtesë në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit. KAS ka pranuar sakaq kërkesën të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për të dy qarqet.  KAS u mblodh që prej orës 10:00 dhe mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të KAS dhe përfaqësuesve të partive politike.

Përfaqësuesi i PD në KAS, Marash Logu kërkoi nga KQZ administrimin e provave, ku sipas tij, PD ka një listë me 300 emra që kanë marrë 100-300 euro për shitjen e votave.

Sipas Logut, duhet të verifikohet nëse këta persona kanë votuar në Durrës dhe nëse po, në cilat qendra. Por debati ka nisur me kërkesën e fundit. Logu tha se duhet parë nëse kanë qenë ose jo pjesë e administratës zgjedhore.

Ky pretendim nuk është pranuar nga anëtari i PS në KAS, Ilir Rusmajli. Ai pyeti përfaqësuesit e PD ti jepnin përgjigjie pyetjes se nëse 300 emrat e listës kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, si provohet që ata kanë shitur apo blerë votën? Por edhe pse Rusmajli kundërshtoi, KAS pranoi marrjen e të dhënave të kryqëzuara të shenjave të gishtave për të parë nëse ka patur shkelje në këtë pikë.

KAS është mbledhur më herët për ankimimet e Opozitës për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës. Në Berat pas rinumërimit të votave, LSI rikuperoi 15 vota nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste, duke mos arritur ndryshimin e rezultatit në këtë qark. Rezultati është vulosur pa ndryshime dhe për Gjirokastrën e Vlorën.

(f.m;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 24 maj 2021 kas 24 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 08:00

Nga Fatos TarifaAsnjëherë nuk kisha menduar se do të vinte një ditë, kur unë, me bindje të plotë, si një qytetar i kësaj republike dhe si një intelektual i anga...