Politike

Iu vu tritol kreut të degës në Shijak, PD: Shprehim solidaritet me familjen, akt i rëndë kriminal

24 Maj 2021, 10:30 Nga DOSJA
Iu vu tritol kreut të degës në Shijak, PD: Shprehim solidaritet

TIRANË– Partia Demokratike ka dënuar sulmin me tritol në banesën e kreut të degës së PD në Shijak, Ilgner Vora. Në një reagim për mediat, PD shpreh solidarizimin me zyrtarin e PD, ndërsa apelon për zbardhje urgjente të ngjarjes nga Policia e Shtetit.

REAGIMI I PLOTË I PD: 

Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut. Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve. Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

Ngjarja ndodhi një natë më parë në lagjen Kodra në Shijak, ku rreth orës 22:00 një sasi tritoli shpërtheu në hyrjen e banesës së Ilgner Vorës. Ai është koordinator në degën e PD në Shijak, ndërsa vetë ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, por pista kryesore e policisë është një sherr banal që ai ka patur me disa të rinj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, pamje filmike të të cilës mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike igner vora ilgner vora shperthim ne shijak tritol ne shtepine e koordinatorit te pd igner vora ilgner vora shperthim ne shijak tritol ne shtepine e koordinatorit te pd

Sondazh

Poll