Politike

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në kryesinë e PD, Jemin Gjana: Ne gjithmonë një kandidat për kryetar kemi pasur. (Kër

24 Maj 2021, 11:11 Nga DOSJA
Zbardhet debati me dyer të mbyllura në kryesinë e PD, Jemin

TIRANË- Mbledhja e djeshme e Kryesisë së Partisë Demokratike është përfshirë nga debate mes anëtarëve. Lulzim Basha, kryetari aktual preferoi të mos merrte pjesë duke e deleguar detyrën e tij tek anëtarët e tjerë. Ndërkohë që në mbledhje nga 9 emra, 4 u skualifikuan për shkak se nuk përmbushnin një nga kriteteret e vendosura nga Komisioni Zgjedhor: Nuk ishin anëtarë të PD. Por çfarë ndodhi? Panorama raporton se debatet përfshinë mbledhjen, për shkak të garimit të emrave. Anëtarët vendosën përjashtimin e Ibsen Elezit për shkak të sulmit që i ka bërë PD në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që është diskutuar nga anëtarët edhe largimi nga gara i Agron Shehajt dhe Edith Harxhit. Kreshnik Çollaku kërkoi përjashtimin e Shehajt ndërsa Enno Bozdo të Harxhit. Ka qenë Albana Vokshi ajo që ka kërkuar mbajtjen e tyre në listë.

DEBATI I PLOTË:

Gazment Bardhi: Do të nisim diskutimet në parim apo do të flasim për kandidatët? Në listë, 4 prej kandidatëve nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, kështu që janë automatikisht të skualifikuar nga Gara

Enkelejd Alibeaj: Por ne nuk duhet që të jemi përjashtues. Mbase ata janë simpatizantë të Partisë Demokratike dhe kanë idealet e tyre.

Gazment Bardhi: Janë kontrolluar dhe nuk janë as anëtarë te lista aktive dhe tek ajo joaktive. Nuk janë simpatizantë. Le ta hedhim në votim (4 kandidatët skualifikohen me votë unanime)

Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se duhet të jetë në garë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Nuk mendoj se ka vend për persona të cilët mendojnë më shumë për promovimin e tyre politik. Nuk mund t’i japim zë një njeriu për marketing politik. Duhet që të ketë platformë, duhet të ketë ide. Ibseni ka dashur gjithmonë të shkatërrojë PD-në, duke e sulmuar nga matanë gardhit.

Enno Bozdo: Unë nuk jam dakord që në garë të jetë Edit Harxhi, sepse nuk ka ndonjë kontribut të veçantë në garë.

Albana Vokshi: Përse të mos jetë Agroni dhe Editi? Ne jemi Partia Demokratike dhe jemi të hapur. Nuk duhet që të krijojmë armiq kot.

Gazment Bardhi: Ok, atëherë do të mbajmë vetëm këtë short: listën me 4 kandidatët.

Florion Mima: Kjo mbase është mbledhja e fundit që unë marr pjesë. Nuk kam asnjë interes. Por unë mendoj që në garë të jenë që të 4 kandidatët e le të fitojë ai që ka më shumë mbështetje nga anëtarësia.

Jorida Tabaku: Parimisht jam dakord që të jetë lista me 4 kandidatët. Por ne nuk mund të vendosim kandidatë njerëz që kanë momentet e lavdisë në TV. Cilësia e kësaj gare do të tregojë cilësinë e partisë nesër dhe ne duhet te sigurohemi që ka gjithëpërfshirje.

Dhurata Çupi: Edhe unë mendoj se duhet t’i përfshijmë të 4 në garë. Nëse në mesin e tyre ka pasur njerëz që kanë hedhur gurë ndaj PD-së, ne duhet t’u tregojmë të kundërtën. Ndaj, mendoj se duhet të jenë të 4 në garë. Duhet të jemi parimorë.

Jemin Gjana: Nëse bazohemi në historikun e garës në Partinë Demokratike, atëherë mund të them se në garën e PD-së ka pasur kryesisht nga dy kandidatë. Madje ka pasur raste edhe me 1, por ne nuk do ta bëjmë si historia e Maqo Lakrorit.

Enkelejd Alibeaj: Për mua 3 kandidatura janë ok. Editi edhe pse s’ka bërë shumë për Partinë Demokratike, mendoj se në Këshillin Kombëtar nuk ka qenë penguese, ka votuar. Nuk mendoj se duhet ta përjashtojmë.

Grida Duma: Kjo kryesi ka detyrë jo të gjykojë sjelljet e askujt, por të shqyrtojë kriteret dhe një seriozitet të staturës së kandidatëve. Çka do të thotë, statura e tyre duhet të ketë një minimum të figurës publike kombëtare, veç kritereve konkrete të tjera.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj albana vokshi gara per kreun e pd gazment bardhi lulzim basha zgjedhjet ne pd agron shehaj albana vokshi gara per kreun e pd gazment bardhi lulzim basha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll