Politike

KAS merr vendimin: Rrëzohet kërkesa e PD për Durrësin, merren vetëm të dhënat e kryqëzuara për shenjat e gishtave!

24 Maj 2021, 10:05 Nga DOSJA
KAS merr vendimin: Rrëzohet kërkesa e PD për Durrësin,

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë prova shtesë për të provuar shkeljet në procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit.

Në seancën e zhvilluar sot, KAS vendosi vetëm të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.


“KAS u konsultua për kërkesën ankimore të PD mbështetur edhe nga LSI për të marrë provat sipas listës që u citua. Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesës për marrjen e këtyre provave, përveç dy provave që janë kërkuar nga dy anëtarët në mënyrë të posaçme sipas një të drejtë që ju jep kodi.

Subjekti ankues kërkoi që të merrte  në cilësinë e provës 19 informacione specifike nga institucione të ndryshme që veprojnë në territor. Subjekti ankues nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht provat sic e parashikon neni”,-sqaron KAS. 

Pranimi i kësaj kërkese u bë pas denoncimit të anëtarit të PD në KAS, Marash Logu i cili tha se PD ka një listë me 300 emra për qarkun e Durrësit që kanë shitur votën në këmbim të shumave nga 100-300 euro.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 24 maj 2021 marash logu kas 24 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 08:00

Nga Fatos TarifaAsnjëherë nuk kisha menduar se do të vinte një ditë, kur unë, me bindje të plotë, si një qytetar i kësaj republike dhe si një intelektual i anga...