Politike

LISTA/ PD çon në KAS 300 emra, Logu: Kanë marrë 100-300 euro! Rusmajli: Si provohet që shitën votat?

24 Maj 2021, 09:21 Nga DOSJA
LISTA/ PD çon në KAS 300 emra, Logu: Kanë marrë 100-300

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu foli për një listë me 300 emra në qarkun e Durrësit, që sipas demokratëve kanë marrë 100-300 euro për votën e tyre. Logu kërkoi nga KAS kryqëzimin e të dhënave për të parë nëse këta persona kanë votuar dhe se a kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore si komisionerë apo operatorë më 25 prill 2021.


“Ne besojmë të gjitha faktet, rrethanat dhe gjithçka parashtruam, do të faktohej në përmasat reale përmes marrjes së provave në organet e administratës publike. Kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara përmes pajisjes së identifikimit elektronik PEI si dhe janë depozituar 3 lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë nëse këta persona kanë votuar, në cilat QV kanë votuar në cilat KZAZ etj. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore.  Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash dhe shumat e parave që kanë marrë, duam të dimë nëse ata persona kanë votuar apo kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore”, tha Logu.

Diskutimet në KAS:

Ledio Braho: Kush është qëllimi që doni të bëni kryqëzimin nëse kanë votuar apo jo?

Marash Logu: Kjo listë provon një nga pretendimet kryesore që blerja e votës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ledio Braho: E dispononi këtë listën?

Marash Logu: Është pjesë e provave që PD ka depozituar së bashku me kërkesën ankimore. Ka edhe një listë me emra dhe mbiemra si dhe të dhëna të tjera, si dhe shuma nga 100 deri në 300 euro që ata kanë marrë në këmbim të votës.

Ledio Braho: Nga administrata të kërkojmë listën e përfshirë në administratën zgjedhore në qarku Durrës. Të jepet lista dhe kryqëzimi nëse këta 300 persona janë pjesë e administratës zgjedhore. Nëse kanë votuar ose jo këtë duhet të na i shpjegojë administrata zgjedhore.

Marash Logu: Po të verifikohet lista e zgjedhësve del ku e ka qendrën e votimit X apo Y person. Pastaj lista e zgjedhësve mund të kryqëzohet nëse personi ka votuar apo jo. Është një veprim që mund të marrë kohë, por është plotësisht i mundur.

Ilir Rusmajli (PS): Kush është qëllimi i kërkimit të kësaj prove?

Marash Logu: Nga informacioni që ne kemi marrë nëse rezulton se këta persona kanë marrë para në këmbim të votës tregon pretendimin tonin kryesor që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir rusmajli kas 24 maj 2021 marash logu ilir rusmajli kas 24 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 08:00

Nga Fatos TarifaAsnjëherë nuk kisha menduar se do të vinte një ditë, kur unë, me bindje të plotë, si një qytetar i kësaj republike dhe si një intelektual i anga...