Politike

‘Kërcënon’ Klotilda Bushka: Metën mund ta marrim edhe me forcë! Braho e mbështet, por anëtarja zmbrapset: Preferoj të

24 Maj 2021, 10:21 Nga DOSJA
‘Kërcënon’ Klotilda Bushka: Metën mund ta marrim edhe

TIRANË- Anëtarja e Komisionit Hetimor për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Klotilda Bushka është shprehur se Kreun e Shtetit, pavarësisht refuzimeve, mund ta marrin edhe me forcë.

E pranishme në mbledhjen e sotme, Bushak tha se neni dhe kodi i procedurës penale e parashikon këtë gjë, por që ata preferojnë të mos e zbatojnë këtë pikë, duke parë që nga ana e Metës nuk ka vullnet për të bashkëpunuar.

“Kodi i procedurës penale e parashikon edhe marrjen me forcë. Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision,”- tha Bushka.

Këtë gjë e përsëriti edhe Spartak Braho, i cili madje tha se kjo pikë duhet vënë në zbatim.

“Nuk i heq asnjë fjalë shpjegimit të zonjës Bushka, madje jam shumë dakort me këtë pikë,”- shtoi Braho.

Këtu ndërhyri sërish Bushka, e cila u zmbraps dhe tha se mirë do ishte që kjo gjë të mos vihej në zbatim. 

“E falenderoj zotin Braho për mbështetjen, por preferoj të mos e vëmë në zbatim,”– tha Bushka më tej. Myslim Murrizi dhe Vasilika HYsi dolën kundër zbatimit të kësaj pikë për ta marrë me forcë Kreun e Shtetit.

Këto replika erdhën pas reagimit dhe refuzimit për të dytën herë të Komisionit Hetimor nga ana e Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, në një letër dërguar Kuvendit tha se ai komision është ilegjitim dhe se Kreu i Shtetit nuk flet me struktura të tilla.

LAJM KRYESOR: Afati i fundit i Metës për tu ballafaquar! Mblidhet Komisioni Hetimor, Presidenti REFUZON për herë të dytë: Jeni ilegjitimë. Bushka tregon ‘muskujt’: Mund ta marrim dhe me forcë!

(fm/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta klotilda bushka shkarkimi i metes 2 spartak braho ilir meta klotilda bushka shkarkimi i metes 2 spartak braho

Sondazh

Poll