Aktualitet

PAMJET E PLOTA! Tre të mitur grabisin zyrat e OSHEE-së në Laprakë, me kapuç në kokë e të veshur sportivë, shikoni si e

24 Maj 2021, 08:40 Nga DOSJA
PAMJET E PLOTA! Tre të mitur grabisin zyrat e OSHEE-së në

TIRANË– Tre të mitur të moshave 13,14 dhe 15 vjeç janë proceduar penalisht pasi rezultojnë se kanë grabitur një filial të OSHEE-së në zonën e Laprakës në Tiranë.

Balkanweb ka publikuar pamjet e grabitjes, ku shihet se tre të miturit, në mënyrë që ende nuk dihet, hapin me lehtësi derën e filialit të OSHEE-së dhe futen brenda për të marrë paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 22 maj, dy ditë më parë. Të miturit ishin shndërruar në tmerrin e bizneseve në zonën e Rrugës së Durrësit dhe zonës së Laprakës.

Ata rezultojnë të kenë vjedhur dy biznese të tjera, por për shkak të moshës që kanë nuk mund të vihen në pranga. Për pasojë, të miturit janë proceduar penalisht ne komisariatin e policisë nr.3. identitetet e tyre nuk dihen ende.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet filiali i oshee-se ne laprake grabitet filiali i oshee-se ne laprake

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2021, 06:42

VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson ...