Aktualitet

Grabitja te Shallvaret ndodhi në banesën e një efektivi policie! Autorët thyen xhamin e dritares dhe morën lekët, gruaja e

24 Maj 2021, 08:34 Nga DOSJA
Grabitja te Shallvaret ndodhi në banesën e një efektivi policie!

TIRANE– Shtëpia e vjedhur dje në zonën e Shallvareve në Tiranë rezulton se është banesa ku jeton një efektiv policie dhe familja e tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vjedhja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 19:30,  ku autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.Veneti ku kanë marrë një shumë prej 16 mijë lekësh të reja dhe bizhuteri.

Vjedhja është zbuluar nga gruaja e policit, M.Veneti, e cila sapo është kthyer në shtëpi ka vënë re mungesën e parave. Sakaq, policia e ka raportuar shkurt ngjarjen, në njoftimin e përjavshëm për mediat. “Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e Policisë. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e policit grabitet shtepia e policit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2021, 06:42

VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson ...