Sport

Prishtina shpallet zyrtarisht kampione, mbyllet Superliga e Kosovës

23 Maj 2021, 16:49 Nga DOSJA

KOSOVE – Prishtina u shpall edhe zyrtarisht kampione e Kosovës, pasi titullin e kishte siguruar një javë më parë. Ndeshja e fundit ndaj Ballkanit për të në “Fadil Vokrri” nuk kishte rëndësi. Suharekasit, edhe pse fituan 5-2, nuk arritën të siguronin pjesëmarrjen në Europë.

Ndërkohë, Drita siguroi vendin e dytë në renditje dhe arriti të siguronte kalimin në parakualifikueset e Europa League. Skuadra nga Gjilani mposhti 2-0 Arbërinë, që zyrtarisht ra në Ligën e Parë.

Trepça ’89 fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Drenicës, duke arritur që të shkonte vetëm në “play-off”, ndërkohë që skuadra nga Skenderaj mbijetoi edhe pse pësoi disfatë. Sakaq Llapi nuk ia doli të fitonte ndaj Feronikelit, pas ndeshja në Podujevë përfundoi 1-1.

Por në javën e fundit të Superligës së Kosovës nuk do të mungonte edhe surpriza. Skuadra e Besës, edhe pse e rënë në Ligën e Parë, shkaktoi befasi ndaj Gjilanit, teksa fitoi 1-0 në Pejë.

Ja dhe renditja e kampionatit të Superligës së Kosovës për sezonin 2020/21:

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ballkani drita gjilani prishtina trepca 89 ballkani drita gjilani prishtina trepca 89

Sondazh

Poll