Sport

VIDEO / Respekt i ndërsjelltë. City nderon legjendën Sergio Aguero, i cili shënon edhe dy golat e fundit në Premier League

23 Maj 2021, 17:19 Nga DOSJA
VIDEO / Respekt i ndërsjelltë. City nderon legjendën Sergio

ANGLI – Argjentinasi Kun Aguero, pas një dekade të suksesshme me fanellën e “Cytizen”, ku u shndërrua në një një legjendë, i jep lamtumirën Manchesterit, për t’u stacionuar sikundër flitet në radhët e Barcelonës.

Para ndeshjes ndaj Everton, e fundit për Manchester Cityt në Premier League, bashkëlojtarët e nderuan argjentinasin, duke i formuar një tunel dhe lëshuar ovacion me duartrokitje për gjithë atë që ka dhënë për klubin.

Ndërkohë, nuk kishte sesi mungonte nderimi i tifozëve në shkallët e stadiumit. Klubi kishte vendosur një baner gjigant, por tifozët kujtojnë atë gol të paharrueshëm të vitit 2012 në minutën e fundit ndaj Queen’s Parc Rangers, që i dha titullin klubit në garë me United.

Por për të nderuar argjentinasin, kishte menduar edhe trajneri Pep Guardiola. Në minutën e 65-të të ndeshjes ai hodhi në fushë Kun Agueron, i cili si shpërblim për respektin e treguar ndaj tij, realizoi edhe dy gola (71’ dhe 76’), të fundit për Manchester Cytin, që fitoi ndaj Evertonit me rezultatin e thellë 5-0.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentinasi kun aguero manchester cityt premier league queen’s parc rangers argjentinasi kun aguero manchester cityt premier league queen’s parc rangers

Sondazh

Poll