Sport

City nuk fal, Tottenham i shprish punë Leicesterit dhe i bën nder Chelseas, mbesin jashtë Europës “The Blues” e Liverpoo

23 Maj 2021, 17:53 Nga DOSJA

ANGLI – Premier League ka ulur siparin për sezonin 2020-2021. Në javën e 38-të, Manchester City, që e kishte siguruar më herët titullin kampion, nuk pati mëshirë për Evertonin e Carlo Ancelottit, të cilin e mundi me rezultatin e thellë 5-0, duke lënë jashtë kompeticioneve europiane.

Ndeshjet e tre skuadrave të tjera për dy vende në Champions League ishin më të bukurat për javën e fundit. “The Reds” e Liverpool u renditën të tretën falë fitores 2-0 ndaj Crystal Palace, teksa në “Anfield Road” realizoi një dopietë e Sadio Mane.

Chelsea zhgënjeu në transfertën ndaj Aston Villës, pasi u mposht me rezultatin 2-1, megjithatë ia doli të marrë një biletë për në Champions League, pasi Leicester u mposht me rezultatin 2-4 nga Tottenham.

Me këtë fitore Spurs ia doli të sigurojë një vend në Conference League, ndërsa në Europa League do të garojnë Leicester dhe West Ham, me Arsenalin që pavarësisht fitores 2-0, mbetet jashtë Europës.

Në sfidat e tjera, Leeds United triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj West Bromwich, Manchester United triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Wolves, ndërsa Newcastle mposhti Fulhamin me rezultatin 0-2.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal champions league liverpool manchester cyti manchester junajyid arsenal champions league liverpool manchester cyti manchester junajyid

Sondazh

Poll