Politike

Defender 21/ Rama: Falenderim i posaçëm për Yuri Kim, me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re

23 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
Defender 21/ Rama: Falenderim i posaçëm për Yuri Kim, me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vendeve. Rama tha se SHBA ka treguar se ky partneritet do të vijojë.

FJALIMI:

Sot dua ti falenderoj të gjithë ushatarakët nga SHBA dhe vendet e tjera. Dua ti bëj një falenderim të posacëm, ambasadores Yuri Kim e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhenë një cilësi të re dy vendeve, duke u përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave, të vendit tonë. Qoftë në kapacitetet mbrojtësve, apo të drejtësisë. Patjetër që besimi që SHBA kanë treguar në vijim dhe ky partneritet dhe te kjo aleancë strategjike me Shqipërine e vogël, kulmon me këtë stërvitje e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe dhe me domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë. Unë dua të nënvizoj dhe faktin që ndërkohë dhe vetë kjo shfaqje e bukur dhe ekspozitë për tju dhënë mundësi qytetarëve që të vijnë dhe të vizitojnë nga afër këtë arsenal, nuk do kishte qënë e mundur nëse nuk do ishte mbështetja e SHBA. Nga ana tjetër unë kam shumë besim dhe në bisedat me gjeneralët që na nderuan me hapjen e kësaj stërvitje, që ne do të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike defender 21 ne tirane edi rama defender 21 ne tirane edi rama

Sondazh

Poll