Politike

Zgjedhjet në PD, NESËR fillon fushata! Kryesia miraton 4 kandidatatët, në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harx

23 Maj 2021, 07:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, NESËR fillon fushata! Kryesia miraton 4

TIRANË– Nesër nis zyrtarisht fushata e kandidatëve për kreun e ri të Partisë Demokratike. Pas më shumë së një ore mbledhje të Kryesisë së PD-së, e cila nisi që prej orës 18:00, demokratët kanë zyrtarizuar 4 emrat që do të garojnë përballë njëri-tjetrit për postin e kryedemokratit. Kreu aktual i partisë, i cili gjithashtu garon, Lulzim Basha do të duhet që të përballet me Fatbardh Kadallin, Edith Harxhin dhe Agron Shehajn.

Ndërsa nga gara është skualifikuar Ibsen Elezi, pasi komentet e tij për demokratët janë cilësuar nga Kryesia. Po ashtu është argumentuar se një tjetër shkak për skualifikimin ka qenë edhe mospjesëmarrja e Elezit në fushatën e PD për zgjedhjet e 25 prillit. Bashkë me Elezin, nga lista janë fshirë edhe emra që firmosën në moment të fundit, të cilët janë: Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Gjatë mbledhjes së sotme dy nën/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka, Edmond Spahon dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhin kanë firmosur rregulloren me 27 pika, e cila do të zbatohet gjatë zgjedhjeve të 13 qershorit për postin e kreut të PD. Ajo që bie në sy nga dokumenti është se për çdo paqartësi lidhur me çështjet e trajtuara në këtë Udhëzim, ankimimet i adresohen Komisionit Zgjedhor, i cili merr rast pas rasti vendimet përkatëse.

Një tjetër detaj që ra në sy ishte fakti që në takimin e sotëm mungoi Lulzim Basha, i cili zgjodhi të largohej për shkak të konfliktit të interesit. Megjithatë “stafetën” për të drejtuar takimin ia la Bardhit dhe nënkryetarëve.

Por çfarë do të ndodhë në PD? Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku.  Pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre. 

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll