Politike

‘Nuk kam koment..’/ Pyetet për shpalljen non-grata të Berishës, Soreca: Vendim i SHBA-së, ne e respektojmë

23 Maj 2021, 07:55 Nga DOSJA
‘Nuk kam koment..’/ Pyetet për shpalljen non-grata të

KORÇË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ndodhet ditën e sotme në Korçë, në kuadër të ditëve të Europës. Përballë gazetarëve, ai është pyetur dhe për vendimin që SHBA ka marrë për Sali Berishën, duke e shpallur non-grata. Soreca tha se është një vendim i SHBA-së, të cilin e respekton.

Soreca: Është një vendim i SHBA, që ne e respektojmë, unë nuk kam koment

Reagimi vjen disa ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Turi në kaudër të Ditëve të Europës! Luigi Soreca: Ta çojmë Shqipërinë drejt BE-së! Shpallja non-grata e Berishës: E respektoj

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca ne korce sali berisha shpallet non-grata luigi soreca ne korce sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll