Politike

Këmbanë alarmi për personat në pushtet? Manastirliu komenton vendimin e DASH për Berishën: Të gjithë jemi të barabartë

22 Maj 2021, 16:37 Nga DOSJA
Këmbanë alarmi për personat në pushtet? Manastirliu komenton

TIRANË– Për Ogerta Manastirliun, Ministre e Shëndetësisë në Shqipëri, ccdo njeri është i barabartë para ligjit. E ftuar në News24, e pyetur nëse njoftimi i DASH për ta shpallur familjen e ish-kryeministrit non-grata, është edhe një këmbanë alarmi për ata që janë në pushtet, ministrja tha se ishte një mesazh i qartë.

Sipas saj, ky mesazh nënkupton që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, si ata që janë në pushtet, apo jo.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Si përfaqësuese e qeverisë, çfarë mendimi keni për vendimin e DASH që e shpalli Berishën non grata?

Manastirliu: Nuk kam shumë për të komentuar, sepse është një vendim i DASh që ashtu siç kanë deklaruar përfaqësuesit e DASh është një vendim që ka ardhur pas një vlerësimi në kohë dhe pas informacioneve të marra në një kohë të gjatë. Sa kohë flitet për SHBA, aleatin tonë, një vend që ka nivelet e larta të demokracisë, unë mendoj se nuk ka nevojë për koment.

Pyetje: A është një këmbanë alarmi për personat në pushtet?

Manastirliu: Mesazhi është i qartë, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Edhe zoti Berisha.

Familja e ish-kryeministrit Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit disa ditë më parë. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai ka paralajmëruar një padi ndaj Blinken.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ogerta manastilrliu sali berisha shpallet non-grata ogerta manastilrliu sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2021, 11:04

TIRANË– Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon h...