Politike

Yuri Kim: Çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona! Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë

23 Maj 2021, 08:25 Nga DOSJA
Yuri Kim: Çfarë dite e bukur për të ekspozuar

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në ceremoninë e Defender 21. Në fjalimin e saj ajo u shpreh se ky është një moment historik për aleancën e NATOS-s dhe për Shqipërinë. Kim tha se marëdhënia shqiptaro-amerikane është mbi çdo gjë e se partneriteti mes tyre do të përforcohet.

DEKLARATA:

Presidenti Meta, kryeministër Edi Rama, të dashur miq çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona në stërvitjen “Defende r21”. Është një moment historik për aleancën e NATO-s dhe demonstrimi e një suksesi ushtarak. Në javët e fundit ushtarë nga shumë vende janë stërvitur së bashku në Shqipëri, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë dhe në ajër. Defender 21 ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Gjëja e parë që shoh që më bën të lumtur janë shqiptarët dhe amerikanët që punojnë me njëri tjetrit.

Ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume. Vlerësojmë mikpritjen dhe janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleatë. Ne vijmë nga ato përvoja që Shqipëria është një aleate e fortë. Ushtarët amerikanë do të kthehen në Shqipëri për të forcuar partneritete. Defender 21 pasqyron angazhimet. E vlerësojmë që të gjithë ju e dini që ndodhemi në një moment historik. Jemi të bashkuar se kjo marrëdhënie mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qëndrojmë me ju sot me solidaritet të fortë për një Shqipëri demokratikë të pavarur dhe të fortë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të vështira që nuk janë të pamundura. Nëse është dikush që mund të sfidojë vështirësitë ky është populli shqiptar. Skëndërbeu është simbol uniteti, qëndrueshmërie dhe vizioni, Jemi krenarë që jeni me ne si aleatë këtu sot.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike defender 21 ne tirane yuri kim defender 21 ne tirane yuri kim

Sondazh

Poll