Politike

Defender 21! Yuri Kim fton të gjithë shqiptarët në shesh: Eja të shikoni paradën e mjeteve, bëni foto dhe bisedoni me ush

22 Maj 2021, 19:13 Nga DOSJA
Defender 21! Yuri Kim fton të gjithë shqiptarët në shesh:

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër të shkojnë në sheshin “Nënë Tereza” për paradën e mjeteve ushtarake.

Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë foto e të bisedojnë me ushtarët shqiptarë e amerikanë.

“Ejani në Ditën e Hapur në Tiranë nesër. Aktiviteti është i hapur për publikun & do të përfshjë ushtarë amerikanë dhe shqiptarë të cilët kanë punuar së bashku përgjatë stërvitjes #DefenderEurope21. Do të keni mundësi të ndërveproni me ushtarët, të bëni fotografi me pajisjet dhe automjetet e tyre,”- shkruan Kim.

Çfarë po zhvillohet në Shqipëri?

Defender Europe 21 është një demonstrim force i SHBA dhe NATO, që ka mbledhur mbi 8 mijë ushtarë amerikanë në Shqipëri dhe në total 28 mijë forca ushtarake nga 26 kombe. Në terrenin shqiptar janë ngritur 30 zona trajnimi dhe po bëhen disa operacione testuese.

Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor. Pjesë e saj do të jenë 28 mijë trupa ushtarakë, ndërsa të përfshirë janë edhe: 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike “defender europe 21” yuri kim “defender europe 21” yuri kim

Sondazh

Poll