Politike

‘Defender Europe 21’ në Tiranë! Demonstrime në tokë dhe ajër nga ushtarët në sheshin “Nënë Tereza”, ceremonia b

23 Maj 2021, 08:04 Nga DOSJA
‘Defender Europe 21’ në Tiranë! Demonstrime në

TIRANË– Defender Europe 21” ka zbarkuar në Tiranë. Ditën e sotme ka pasur demonstrime nga ana e ushtrisë shqiptare dhe asaj amerikane në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët. Kjo ceremoni ka bërë bashkë sërish Metën dhe Ramën, mirëpo të distancuar nga njëri-tjetri. E pranishme ishte po ashtu dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila gjatë fjalimit të saj tha se marëdhënia mes dy vendeve sa vjen dhe forcohet.

Kim theksoi se ‘Defender 21’ hapi një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe se Amerika ka një aleat të vërtetë si Shqipëria.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, falenderoi ambasadoren Kim për punën  e veçantë që ka bërë për këtë stërvitje. Pas përfundimit, Rama zgjodhi që të largohej duke mos qëndruar për të ndjekur as fjalimin e Metës, mirëpo as demonstrimin që u bë nga ana e ushtarëve.

Meta në fjalën e tij ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-së për forcat tona të armatosur. Meta nënvizoi se Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizëm. Ai nuk zgjodhi që të përshëndeste as Ramën dhe as Yuri Kim, mirëpo vetëm forcat e armatosura.

Çfarë është stërvitja Defender 21?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike defender 21 ne tirane edi rama ilir meta stervitja defender 21 yuri kim defender 21 ne tirane edi rama ilir meta stervitja defender 21 yuri kim

Sondazh

Poll