Politike

Turi në kaudër të Ditëve të Europës! Soreca: Ta çojmë Shqipërinë drejt BE-së! Shpallja non-grata e Berishës: E respe

23 Maj 2021, 07:51 Nga DOSJA
Turi në kaudër të Ditëve të Europës! Soreca: Ta

KORÇË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në Korçë, në kuadër të ditëve të Europës. Përballë mediave, Soreca tha se ka zhvilluar takime me qytetarë. Ai tha disa mesazhe shumë të rëndësishme në lidhje me procesin e integrimit. Soreca tha se Europa është me Shqipërinë, e se nuk është e plotë nëse brenda saj nuk do të jenë shtetet e Europës.

‘Me këtë mundësi që na jepet do të takojmë qytetarët ku ata jetojnë. është kënaqësi që vij këtu me dy koleget e mia, ambasadoret e shteteve europiane. Ne takuam njerëz të rinj, ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne dëshirojmë që të bisedojmë me krerët e bashkive, për punën që po bëjne dhe duhet të bëjnë për procesin e integrimit, jemi në një moment shumë të rëndësishem, nuk kemi qënë kurrë kaq pranë fillimit të negociatave. Gjatë këtyre tre javëve do të vizitojmë dhe tregojmë të gjitha projektet e financuara nga BE dhe jo vetem, programe që janë në zonë. Me atë të këtij turneu do të bisedojmë me të rinjtë, për ta cuar Shqipërinë më përpara. Është koha ti themi shqiptarëve që Europa është me ju. BE nuk do jetë e plotë nëse brenda saj nuk do jenë shtetet e Europës.’– tha Soreca.

Ambasadori u pyet dhe për vendimin që SHBA ka marrë për Sali Berishën, duke e shpallur non-grata. Soreca tha se është një vendim i SHBA-së, të cilin e respekton.

Në fund, Soreca tha se reforma në drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri. Ndër të tjera, ai shtoi se kjo ditë i kujton vrasjen e gjyqtarit Falcone, personit që krijoi konceptim e ndjekjes së parave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca ne korce luigi soreca luigi soreca ne korce

Sondazh

Poll