Aktualitet

Qentë e drogës i nxorrën zbuluar! Bien në pranga dy shqiptarë në Selanik, policia greke sekuestron 1400 rrënjë kanabisi

22 Maj 2021, 12:03 Nga DOSJA
Qentë e drogës i nxorrën zbuluar! Bien në pranga dy

GREQI-Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në zonën e Kilkisës në veri të Selanikut në Greqi ditën e djeshme, duke sekuestruar edhe një sasi të madhe rrënjësh kanabisi si edhe armë.

Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht policia ka shkuar për kontroll në një zonë ku kishte informacione se kultivohej kanabis. Gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar rreth 1400 rrënjë kanabis 1 metër të gjata secila, një automatik si edhe një pistoletë.

Me ndihmën e të dy qenve të policisë për zbulimin e drogës  dhe armëve, u gjetën vënde të fshehta posaçërisht për armë dhe drogë në zona të ndryshme të shtëpisë. Në total, u gjetën dhe konfiskuan sa vijon: 1 pushkë sulmi, 1 pistoletë, 287 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 126 gram kanabis të papërpunuar, 1 regjistrues qarku të mbyllur, 1 njësi e jashtme e ruajtjes së të dhënave dixhitale (usb), 7 pasaporta dhe karta identiteti të 27 të huajve, telefona celularë dhe menaxherë kartash (sim) dhe 2 telefona celularë edhe 287 fishekë të kalibrave të ndryshëm

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 1400 rrenje kanabis dy shqiptre arrestohen ne greqi greqi 1400 rrenje kanabis dy shqiptre arrestohen ne greqi greqi

Sondazh

Poll