Aktualitet

Makina i doli nga rruga, dalin detaje nga aksidenti i Aleksandër Gjokës, këngëtari ishte tek “Komuna e Parisit”,

22 Maj 2021, 11:40 Nga DOSJA
Makina i doli nga rruga, dalin detaje nga aksidenti i Aleksandër

TIRANE- I dëmtuar dhe i prangosur, kjo është gjendja e këngëtarit të njohur, Aleksandër Gjoka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”.

Automjeti ku po udhëtonte Gjoka ka dalë nga rruga, ndërsa pas ndalimit, ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Gjendja e tij shëndetësore për momentin është e mirë. Këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore pasi është plagosur lehtë. 

Nga ana tjetër, policia e Shtetit u kujdes që ta raportonte shkarazi ngjarjen duke shkruar shkurt: “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”.

Lajmi kryesor: U aksidentua në gjendje të dehur, arrestohet Aleksandër Gjoka, këngëtari shtrohet në spital, policët e ruajnë tek dera!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka

Sondazh

Poll