Aktualitet

Nis “sezoni” i kanabisit, goditet një tjetër rast i kultivimit në Kuçovë, në pranga 24-vjeçari

22 Maj 2021, 10:09 Nga DOSJA
Nis “sezoni” i kanabisit, goditet një tjetër rast i

KUCOVE- Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kuçovë pasi i janë gjetur në banesë një sasi e konsiderueshme fidanësh kanabisi që ishin gati për t’u mbjellë. Droga ishte e mbjellë në kubikë.

Policia ka bërë arrestimin e të riut me inicialet R.B., si dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Kjo nuk është hera e parë që ka tentativa për kultivim droge.

Para disa ditësh, në Cakran të Fierit pati edhe një përplasje të trafikantëve me Policinë e Shtetit, pasi nuk pranonin që efektivët të bënin kontrollin e territorit. Për pasojë u plagos 29-vjeçari Greseled Shpataraku pasi u neutralizua nga Policia.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kucove kanabis ne kucove

Sondazh

Poll