Aktualitet

Protestuan për burimin e Sinecit në Kuçovë, policia procedon 6 banorë të fshatit Lumas

22 Maj 2021, 10:20 Nga DOSJA
Protestuan për burimin e Sinecit në Kuçovë, policia

KUÇOVË– 6 banorë të fshatit Lumas janë proceduar penalisht, pasi protestuan dje për burimin e Sinecit. Policia bën me dije se të proceduar penalisht janë: A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

Njoftimi i policisë:

Çfarë ndodhi dje?

Protesta e banorëve të Lumasit u zhvillua paraditen e djeshme, për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa pranine e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese kjo e fundit ka filluar punimet. Banorët u shprehën se nuk lejojnë tu marrin ujin ky është i vetmi burim që i mban në këte zonë. Ata kanë bllokuar mjetet e firmës, duke bllokuar rrugën që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Gajtë protestës pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë, e cila ishte në vendngjarje që në momentin kur nisi përplasja. Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Bashkia, e cila deklaroi se burimi nuk është pronë e banorëve, por është publike.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste procedohen 6 persona ne lumas banoret e lumasit ne proteste procedohen 6 persona ne lumas

Sondazh

Poll