Aktualitet

Goditi mjekun gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet 32-vjeçari në Fier

22 Maj 2021, 10:36 Nga DOSJA
Goditi mjekun gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet

FIER– Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi goditi mjekun brenda në spital.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ku 32-vjeçari A.K., ushtroi dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut E. H., 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet mjeku ne fier dhunohet mjeku ne fier

Sondazh

Poll