Aktualitet

Zbatohet porosia e Ramës! Policia arreston dy inspektorë në Himarë dhe shpall në kërkim dy të tjerë, lejuan ndërtimet p

22 Maj 2021, 10:23 Nga DOSJA
Zbatohet porosia e Ramës! Policia arreston dy inspektorë në

HIMARË– Dy inspektorë të IMT në Himarë janë arrestuar nga policia dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke dhënë leje për ndërtime.

Policia bën me dije se është arrestuar një 35-vjeçar, R.H., me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, si dhe E. Z., 30 vjeç, me detyrë inspektor. Dy të shpallurit në kërkim janë M.N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një pune intensive hetimore disajavore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëri ndalimin e shtetasve:

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky aksion i policisë vjen pas apelit të kryeministrit Rama për mbrojtjen e territorit. Pak ditë më parë, Rama kërkoi nisjen e menjëhershme të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje. Ai u shpreh se me ndryshimet ligjore rrezikojnë burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy inspektore ne himare edi rama ndertime pa leje arrestohen dy inspektore ne himare edi rama ndertime pa leje

Sondazh

Poll