Aktualitet

Bashkëpunoi për vrasjen e 36-vjeçarit Taulant Beqiraj, lihet në burg Skerdian Gabrani, u vetëdorëzua tre ditë më parë

22 Maj 2021, 11:04 Nga DOSJA
Bashkëpunoi për vrasjen e 36-vjeçarit Taulant Beqiraj, lihet

VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për 36-vjeçarin Skerdian Gabrani, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Taulant Beqirajt.

Skerdian Gabrani u vetëdorëzua në Policinë e Vlorës tre ditë më parë, teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga krimi i rëndë i vrasjes së 36-vjeçarit. Ai qëndroi i fshehur në qytetin e Vlorës dhe vendosi të vetëdorëzohej në polici për të sqaruar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Për ngjarjen është lënë në burg edhe Hans Andi Jonusi, i cili akuzohet  akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Taulant Beqirajt në Vlorë. Ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin.

Si ndodhi vrasja?

Taulant Beqiraj, 31 vjeç, me precedentë penalë dhe djali i një ish-punonjësi policie u ekzekutua mesditën e 3 marsit me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës në Vlorë, në sy të qytetarëve pranë rrugës ‘Transballkanike’. Teksa ecte në këmbë, Gjikaj u qëllua nga një automjet me xhama të zinj katër herë dhe u la i vdekur në vend. Plumbat vinin nga një makinë ngjyrë gri, tip “Ford”, e cila ishte në ecje dhe brenda kishte më shumë se një person. Aty ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Shkak për vrasjen mësohet të jetë bërë një borxh i pakthyer nga Beqiraj. Madje ditwn e vrasjes, Taulant Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin, ndwrsa viktima refuzoi t’i kthente paratw.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg skerdian gabrani skerdian gabrani taulant beqiraj lihet ne burg skerdian gabrani skerdian gabrani taulant beqiraj

Sondazh

Poll