Aktualitet

ME DY EMRA! Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 10 vite burg në Itali

22 Maj 2021, 11:18 Nga DOSJA
ME DY EMRA! Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim

TIRANË– Një person i shpallur kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Arsen Daci alias Flakton Daci, banues në Tiranë, i cili kerkohej per disa vepra penale nga shteti italian.

37-vjeçari  akuzohet për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje”, për të cilat gjykata e Torintos në Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim

Njoftimi i policisë:

Tiranë; Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 37-vjeçari i dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Arsen Daci alias Flakton Daci, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arsen daci flakton daci arsen daci flakton daci

Sondazh

Poll