Aktualitet

“Edukoni djemtë, përdhunimi është krim”, gra dhe vajza marshojnë në Peshkopi pas përdhunimit të 15-vjeçares nga 5 p

22 Maj 2021, 09:26 Nga DOSJA
“Edukoni djemtë, përdhunimi është krim”, gra dhe

PESHKOPI– Qindra gra dhe vajza kanë marshuar ditën e sotme në Peshkopi, në mbështetje të 15 vjeçares e cila ra pre e përdhunimit nga 5 persona në Rrëshen.

Ato u mblodhën në bulevardin kryesor të qytetit, nga ku kërkuan mbështetje për të miturës si dhe ngritje zëri për të parandaluar raste të tilla të rënda.  Gratë dhe vajzat mbanin në duar pankarta të tilla si: “Përdhunimi është krim”, “Edukoni djemtë”, “Ti nuk je vetëm”, etj.

Kjo është protesta e dytë në mbështetje të 15 vjeçars së përdhunuar. Ditën e djeshme, në emër të vajzës, nisi një protestë kundër këtij akti në Rrëshen. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë. 

15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne peshkopi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne peshkopi

Sondazh

Poll