Aktualitet

Plagosi nipin e të “fortit” të Shkodrës dhe shokun e tij, arrestohet pas 8 muajve në arrati autori, Enton Dushaj

22 Maj 2021, 09:37 Nga DOSJA
Plagosi nipin e të “fortit” të Shkodrës dhe shokun e

SHKODER- Enton Dushaj, 36 vjeç i shpallur në kërkim si autori i plagosjes së dyfishtë të Erison Gjekës dhe Ndue Palit më 25 gusht 2020 është arrestuar nga Policia. I riu ishte shpallur në kërkim për dy vepra penale  “plagosje e lehtë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai është arrestuar nga njësia “Shqiponja” në zonën e njohur si truma e Dugajve të reja në Shkodër, pas pedonales “Kole Idromeno”.

Si ndodhi plagosja?

Erison Gjeka, nipi i Gjon Gjekës, një nga emrat e të fortëve në Shkodër u plagos më 25 gusht 2020 në zonën e Fermentimit në Shkodër. 24-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor me shokun e tij Ndue Pali, dhe në këtë moment dyshohet se Dushaj iu preu rrugën. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre duke i plagosur. Për fat të mirë ata shpëtuan pa dëme të rënda.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enton dushaj erison gjeka ndue pali enton dushaj erison gjeka ndue pali

Sondazh

Poll