Aktualitet

Silva Bino jep lajmin e mirë për vaksinën kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjes nga Covid19

22 Maj 2021, 09:00 Nga DOSJA
Silva Bino jep lajmin e mirë për vaksinën kineze: 86% efektive

TIRANË– Silva Bino, Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, nëpërmjet një postimi  ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

Postimi:

“Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac; 65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik, 87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve ne spital, 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensive, 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve”

Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet coronavac silva bino coronavac silva bino

Sondazh

Poll