PAMJET/ LUFTË me kallashnikov në servisin e Delon Troqes, 38-vjeçari mori 5 plumba, muri u shpua tej e përtej
22 Maj 2021, 08:55Nga DOSJA
VLORE- Delon Troqe, 38 vjeç mori 5 plumba, 1 në kokë dhe të tjerat në trup. Pamjet sot një ditë pas vrasjes tregojnë luftën para servisit të tij, që ndodhet pranë Pallatit të Sportit “Flamurtari” në qytetin e Vlorës.
Në murin e servisit shihen mbi 15 gëzhoja që e kanë shpuar murin tej e përtej dhe i kanë marrë jetën Delon Troqes.
I riu nuk mundi të shpëtonte edhe pse familja e transportoi për në spital. E gjithë skena e vrasjes ndodhi në sy të vëllait të viktimës i cili ndodhej bashkë me të tek ky servis.
Si ndodhi vrasja?
Dje mbrëma rreth orës 21:40, dy persona të maskuar hipur mbi një makinë tip Audi qëlluan jashtë servisit 38-vjeçarin Delon Troqe. Viktima u transportua fillimisht në spital, por për fat të keq nuk mundi të shpëtonte. Ai rezulton se është kushëri i Elvis Troqes, i zhdukur që prej 2018-ës në qytetin e Vlorës për shkak të prishjes së pazareve të drogës, që mendohet se është edhe shkaku i vrasjes së djeshme. Hetimi vazhdon ndërsa pista tjetër ku janë fokusuar hetuesit është aktiviteti kriminal që Troqe mund të ketë patur në Spanjë.
Pas përfundimit të rinumërimit të votave në 114 kuti votimi Partia Socialiste mban 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për integr...
DURRËS– Genti Gjoci (organizatori i grupit), Enkeled Hoxha dhe Alma Kllogjeri janë arrestuar në Durrës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim me ...
MAT– Një automjet tip “Hyundai” është gjetur sot pranë liqenit në Shkopet të Dibrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshimet e para të policisë janë se au...
TIRANE– Këngëtari Aleksandër Gjoka ka patur si shok tavoline ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako përpara arrestimit. Në një postim në rrjetet sociale, ...
TIRANË– Një sherr mes të rinjvë për motive pronësie ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Yrshekut në Tiranë.Policia bën me dije se gjatë konfliktit...
TIRANË- Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar sërish nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjoka është përfshirë mbrëmjen e djesh...
DURRËS–Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë për 20 vjeçarin Olsi Sefolli, shoferin e furgonit që vinte nga Anglia, të ndaluar...
VLORE- Tri nga vrasjet e fundit që kanë ndodhur në dy qytetet kryesore në vend, Vlorë dhe Elbasan, kanë një tjetër të përbashkët që na dërgon pak më larg.Spanja...