Politike

Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, kush ndërton do paguajë për pastrimin pas prishjes! Çuçi: Harrojeni telefonin e ministrit, kush shkel ligjin përballet me 15 vite burg!

VIDEO
Kryeministri tha se policia ka kapacitet për të ndjekur të gjithë territorin por duhet të ndajë çështjen e menaxhimit të resurseve. Sipas tij nuk ka asnjë logjikë të shkohet në majë të malit për një avlli kur në rërën e detit dikush bën namin.
Featured image of article: Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, kush ndërton do paguajë për pastrimin pas prishjes! Çuçi: Harrojeni telefonin e ministrit, kush shkel ligjin përballet me 15 vite burg! Blendi Klosi, Edi Rama dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot tre ministrat Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi me të cilët u diskutua zbatimi i Kodit Penaln dhe mbrojtja e territorit nga ndërtimet nga leje. Qeveria shqiptare u zotua sot se prioriteti kryesor është mbrojtja e zonave të mbrojtura, mosprerja e pyjeve apo ndërtimet në bregdet.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij njoftoi nisjen e një operacioni të ashpër nga Velipoja deri në Ksamil për të parandaluar ndërtimet pa leje. Kryeministri fajësoi Policinë e Shtetit se ka neglizhuar kundrejt korrupsionitn ndërtimet në Bregdet, ndërsa garantoi se kontrolli absolut do të vendoset mbi të gjithë territorin e vendit.


Kryeministri tha se policia ka kapacitet për të ndjekur të gjithë territorin por duhet të ndajë çështjen e menaxhimit të resurseve. Sipas tij nuk ka asnjë logjikë të shkohet në majë të malit për një avlli kur në rërën e detit dikush bën namin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama foli edhe për ata që ndërtojnë pa leje dhe tha se të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, pasi shteti iu prish ndërtimin, kanë për detyrë të paguajnë kostot e pastrimit. Ndërsa më herët, fjalën e morën me radhë edhe ministrat e linjës, Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ndryshimet ligjore janë në fuqi dhe mbrojtja e territorit parashtrohet në të gjithë kuadrin ligjor të fushës. 

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave përfshirë edhe strukturat policore për të pastruar plazhet dhe për të mundësuar një sezon turistik pa probleme. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili ishte para vartësve të tij, kërkoi një angazhim maksimal për të mos lejuar ndërtimet pa leje dhe tha se kush shkel ligjin do të përballet me pasojat që përfshijnë një dënim prej 15 vitesh burg. 

(F.g/dosja.al)

  • 12:40

    “Kush ndërton pa leje do të paguajë kostot”/ Rama jep lajmin e ri: Ligji është i qartë, do të paguajnë edhe pastrimin!


    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, në momentin kur shteti do ti prishë ndërtimit, e gjithë kostoja e pastrimit të mjedisit dhe të zonës ku është shembur objekti, do të paguhet nga qytetari që ka shkelur ligjin.

    Është shumë e rëndësishme që me të gjitha ndryshime ligjore forcat të fokusohen aty ku folëm, jo për maja malesh, fshatra apo zona që është duke i thënë ‘faleminderit shumë që po rregullon murin’ e jo për t’i vënë gjobë. Shpresoj shumë që do të kalojmë në një fazë të re. Kostot janë të tmerrshme për të gjithë. Ligji është i qartë, kush e ka bërë duhet të përballojë të gjitha kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë ka pasoja të tjera”, tha Rama.

  • 12:30

    “Ky është korrupsion”/ Rama iu përvishet Drejtorëve të Policisë: Mbushet deti me gur në Sarandë dhe s’shkon një polic për të parë! Nisni operacionin tani nga Velipoja në Ksamil (URDHËRI I PLOTË)


    Kryeministri Edi Rama foli sot për ndërtimet pa leje duke iu bërë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të jenë të vëmendshëm për të kontrolluar të gjitha ndërtimet e palejuara në zonat bregdetare. Kryeministri mori si shembull bregdetin e Sarandës, ku siç tha ai, mbushet deti me gurë dhe nuk ka shkuar asnjë efektiv policie, as për ta pyetur se çfarë po ndodhte. Kryeministri tha se ky është kryekëput korrupsion.

    PJESË NGA FJALA E EDI RAMËS:

    Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyhet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det. Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të patrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që sështë bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetëveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit. Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri. Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje.

    Është e turpshme kjo, sëkëlldisëse. I kam kërkuar ministrit, që bashkë me drejtorin e përgjithshëm, drejtorin e IKMT, ministrin e Turizimit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil. Dhe tani, jo në mesin e verës kur të vijën turistët. Tani. Pa asnjë tolerancë dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh.  Kulmi i kulmit që nuk duhet ta lejojë më Policia e Shtetit gjallë është, prishet gjëja nga shteti, me shpenzimet e shtetit dhe pastrohet nga shteti. Kjo nuk duhet lejuar më. Ligji ëhstë i qartë fare, ata që e kanë bërë duhet të përballojnë dhe kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë kanë dhe kostot e tjera që duhet t’i kenë në kurriz.

  • 12:25

    Kontrolli i territorit, Rama-policëve: Kapacitet i keni, mos u hallakatni në maja malesh kur në Velipojë dikush po bën namin


    Ç’kuptim ka të shkosh në majën e Kallmetit për një avlli kur në Velipojë dikush po bën namin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, duke i orientuar efektivët e policisë së Shtetit këtë prag sezoni turistik se me çfarë krimi mjedisor duhet të merren.

    Gjatë aktivitetit për mbrojtjen e territorit që u zhvillua sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Rama tha se policia e Shtetit i ka kapacitetet.

    “Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv  në të gjithë territorin. Patjetër që në këtë proces policia e shtetit është e vetmja që mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë. Policia të fillojë nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet, pas shkuar dhe për tu hallakatur në maja malesh ku një fshatar ndërton një mur apo rregullon një çati. Cfarë logjike ka t’i shkohet në majë Kallmetit për një avlli kur në rërën e Velipojës dikush bën namin“, tha Rama.

  • 12:00

    Hapja e sezonit turistik, Klosi flet për objektivat: Siguri dhe pastërti, krimi mjedisor është krim penal!


    Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga hapja zyrtare e sezonit turistik për vitin 2021, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se duhet të merren masat për pastrimin dhe sigurinë. Gjatë aktivitetit të zhvilluar sot për mbrojtjen e territorit, Klosi tha se Kodi Penal e parashtron krimin mjedisor si një krim penal.

    “Edhe me ndryshimet në Kodin Penal krimi mjedisor tashmë është një krim penal dhe jo i thjeshtë. Kjo do të çojë në marrjen e masave më të fortë që për hir të së vërtetës ka qenë minimal deri tani. Ia kemi dalë po ashtu të reformojmë strukturat mjedisore. Ruajtja e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm në këtë sezon turistik.”-tha Klosi. 

  • 11:53

    Ndërtimet buzë detit, Rama: Për një copë avlli shkon polici në zonat e thella, pse nuk shihen ato në rërë? Është përgjegjësia e uniformave blu, bëhen në sytë e të gjithëve


    Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të tregohen vigjilentë në ndërtimet pa leje që bëhen në bregdet. Gjatë një mbledhjeje me tre ministrat, Bledi Çuçi, Blendi Klosi dhe Etilda Gjonaj ku u diskutua zbatimi i Kodit Penaln dhe mbrojtja e territorit nga ndërtimet nga leje, Rama tha se ka policë që shkojnë deri në zona të thella ku shohin ndërtimin e një avllie. Ndërsa në zonat e bregdetit, kreu i Qeverisë tha se nuk gjendet asnjë efektiv policie, gjë që sipas tij nuk duhet të ndodhë më. ama bëri thirrje të prerë për kontrolle në zonat e bregdetit.

    Pjesë nga fjala e Ramës:

    Qëllimi kryesor për të rritur sa më shumë dhe sa më shpejt vetëdijen dhe ndjenjën e përgjegjësisë të të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit….të detyrimeve që ka shteti ndaj vendit dhe qytetarëve. E vërteta është se vazhdojmë të tjemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi konstant, gjë që kërkon një mbështetje nga ana ligjore. Këtë ta kemi të garantuar. Me ndërhyrjet e fundit që janë bërë në Kodin Penal. Nga ana tjetër kërkojmë një paketë të re aktesh nënligjore ku të gjitha përgjegjësitë dhe veprimet që pasojnë të jenë të qarta për të gjithë. Që Policia e Shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin. Këtë gjë e thotë një fakt shumë i qartë, për një avlli në fund të botës gjendet një polic atje që shikon atë fshatarin në zonat e thella. Që nga Velipoja deri në Sarandë. Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë. Gjashtë apo htatë vite më parë….nuk ka të krahasuar situata me atë që është sot. Ndërkohë që kemi edhe një detyrim përsa i përket qarkullimit rrugor në të gjithë Shqipërinë aksidentet. Sot përveçse duke hapur akse të reja dhe asket rrugore ku vendosen materiale ndërtimi, varreza makinash, fidanishe, lavamanë, vaska dhe asnjë respect për sigurinë rrugore dhe për imazhin e kësaj Shëipërie turistike. Bëhet aktivitet shit-blerje në anë të rrugës nga dikush që ka një biznes aty dhe vendos eskavatorë, traktorë. Kjo duhet të jetë e palejueshme dhe patorelueshme e dënueshme për të gjithë këto biznese. Duhet ndaluar çdo lloj leje ndërtimi 20 metra nga rruga. Të paktën të respektojmë për aq sa është e lejueshme në hapësirë pjesën që ka detyrim shteti. Çdo ndërtim pa leje rrit kostot e përbashkëta. Kjo luftë është baraz me atë ndaj korrupsionit. Pse nuk u bëka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm për sytë e trupës së të gjithë policisë së Shtetit. Nuk bëhet fjalë për fusha të mbjella në male, por për ndërtime në rërë, në sytë e të gjithëve. Pse u bëka për një fshatar në majë të malit, por nuk u bëka për atë që ndërton buzë detit. Patjetër që në këtë process Policia e Shtetit ka përgjegjësinë kryesore por nuk është e vetmja që duhet ta ndërmarrë këtë gjë. Duhet bashkëpunim dhe me intitucionet e tjera.

  • 11:35

    Ndërtimet pa leje, Gjonaj: Kuadri ligjor është i plotësuar, Policia i ka të gjitha kompetencat për të kontrolluar territorin


    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se kuadri ligjor për të mbrojtur territorin është i plotësuar. Gjonaj deklaroi se Policia e Shtetit ka kompetencën e plotë ligjore dhe se kjo u provua në rastin e tërmetit. Sipas ministres, roli i Policisë, IKMT dhe inspektoriateve nuk lidhet me parandalimin e ndërtimeve por me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

    PJESË NGA FJALA E ETILDA GJONAJT: 

    Policia e Shtetit është përgjegjësi dhe ka kompetencat e plota ligjore për të kontrolluar territorin si dhe për të ndaluar ato që nuk kanë zbatuar ligjin dhe që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Roli i Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe inspektoratet nuk lidhen vetëm me parandalimin e ndërtimeve pa leje por pikë së pari lidhen edhe me mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari shqiptar. Tërmeti na e tregoi qartë këtë. Pasojat shumë të dëmshme na bënë që të kuptonim që çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit përkthehet në jetë të humbura dhe pasoja të jashtëzakonshme ekonomike. Çdo ndërtim pa leje është një minë me sahat. Roli që luan Policia e Shtetit dhe IKMT duke përfshirë këtu edhe inspektoriatet e pushtetit vendosur nuk lidhet vetëm me ndërtimet pa leje por më së pari me mbrojtjen e jetës.

    Policia e Shtetit dhe IKMT ka në dorë çdo instrument ligjor për të përmbushur me devotshmëri detyrën. Duke përfshirë sanksionet administrative dhe ato penale. Nga të gjithë ndryshimet ligjore që janë në fuqi, IKMT ka instrumentet e posaçme, tashmë edhe me përgjegjësi të reja që çdo mbikëqyrës që kontrollon ndërtimin. Në rast se ndodh shkelja e lejues duhet të njoftojë IKMT. IKMT e ka të sanksionuar në ligj vendosjen e sanksioneve penale.

    Me ndryshimet që janë kryer u arrit të rregullohet përcaktimi i qartë i përgjegjësive penale i subjekteve që kanë vepruar. Vendoset një vepër e re penale për këtë kategori që dëmton me dashje dhe rrezikon jetën e njerëzve. Janë ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ligj është vendosja e detyrimit të mbikëqyrësit të punimeve. Ai është i detyruar të urdhërojë pezullimin e punimeve dhe pas të njoftojë IKMT.

    Ajo do të marrë më shumë informacion dhe bashkë me policinë e shtetit do të marrë më shumë masa. Me ndryshimet që janë kryer, janë forcuar sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtimet pa leje. Një objekt i ndërtuar pa leje tashmë mund të konfiskohet për interes publik. Çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje. Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg.

  • 11:20

    Ndërtimet pa leje/ Çuçi i prerë: Harrojeni telefonin e ministrit, Policia e Shtetit do të kontrollojë çdo cm2


    Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi foli sot për menaxhimin e territorit. Në një konferencë krah kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit Bledi Çuçi dhe asaj të drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri tha se përgjegjës për territorin tashmë është policia e Shtetit. Një mesazh e pati edhe për ata që shkelin ligjin kur tha se “këtë herë ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm”.

    PJESË NGA FJALA E BLEDI CUCIT: 

    Mendoj që edhe në kuadër të gjithë ndryshime ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit për ndërtimin pa leje dhe krimeve kundër mjedisit, është momenti ta ridimensionojmë dhe tashmë ka fituar pjekurinë e vetë çdo Agjenci. Në një kordinim më të sinkronizuar mes forcave tona, duhet të japim rezultate. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe duke përfshirë fushatën elektorale që ka krijuar një vakumi në kordinimin e punës, por tani më me ndryshime që do bëjmë në drejtimin e IKMT, dhe këtu gjej rastin të falenderoj Dallëndyshe Bicin për punën që ka bërë në krye të IKMT. Punë të mbarë Ajet Zyberit. Ka ardhur koha që Policia duhet konsideruar një event. Në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. E gjithë përgjegjësia duhet t’i bjerë dhe do e ketë, siç e kanë në fakt me ndryshimet ligjore dhe organizative, dhe në realitet Policia e Shtetit. Duhet të kontrollojë çdo cm2 të territorit.

    Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor me inspektorin që përgjigjet për ndërtimet pa leje, me inspektorin për mbrojtjen e mjedisit dhe atë për pyjet. Duhet të funksionojë si një i vetëm. Siç funksionon në lidhje me krimet e tjera. Po marr shembull për kanabisin. Kanë përgjegjësi jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe administratorët. Përgjegjësia që deri tani nuk ka dalë akoma qoftë një rast të vetëm, duke filluar që sot polici do jetë përgjegjës për çdo shkelje dhe dhunim të territorit, për ndërtimet pa leje, pyjeve dhe mjedisit. Policia e Shtetit duhet të vendosë konrollin mbi territorin. Shqiptarët duhet të njohin Policinë si garantin për çdo dhunë e krim, kundër personit ,pasurisë, ashtu dhe për krimet në territor.

    Nuk dua të zgjatem shumë, ata dhunues nga veriu në jug që do përballen me ligjin si asnjëherë më parë.  Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga Kodi Penal për ndërtim pa leje. Ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë. Fiksojeni mirë, nuk do ketë më tolerim. Sidomos në periudha të tilla, jemi në prag të sezonit turistik. Rritet vigjilenca jonë, shumëfishohet. Kështu që, besoj se e kemi arritur maturinë.

Një Koment në “Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, kush ndërton do paguajë për pastrimin pas prishjes! Çuçi: Harrojeni telefonin e ministrit, kush shkel ligjin përballet me 15 vite burg!

  1. Po ky vetem atyne qe u ka dhene grate qe ka pas u bertet ….??? Booooo lali erit ky ci paska bere mossssss hihihihihohi ahhhh

Shto Koment