Sport

Brdariç: “Të shijojmë fitoren e sotme, kemi bërë diçka të madhe”

21 Maj 2021, 18:22 Nga DOSJA
Brdariç: “Të shijojmë fitoren e sotme, kemi

TIRANE – Vllaznia ia doli të fitonte me Partizanin në transfertë sot dhe normalisht trajneri Thomas Brdariç është i gëzuar. Titulli kampion është çështje golash, ku Teuta është favorite. Gjermani, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:

“Falënderoj lojtarët sepse kemi bërë diçka të madhe. Është e vështirë të ul lojtarë aq cilësorë në stol, por ne e studiuam Partizanin dhe vendosëm të vendosnim ata lojtarë në fushë. Falënderoj shumë stafin tim, presidentin dhe tifozët, që na kanë mbështetur shumë.

Dua të gëzoj fitoren e sotme, jemi akoma në garë. Kemi arritur të plotësojmë objektivin në Conference League dhe të shpresojmë një mrekulli në ndeshjen tjetër. Nëse fitojmë titullin do ishte një çmenduri”,- u shpreh trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gol pas goli partizani trajneri brdaric vllaznia gol pas goli partizani trajneri brdaric vllaznia

Sondazh

Poll