Sport

VIDEO/ Titull e mbijetesë vendoset javën e fundit. Vllaznia mposht Partizanin, Teuta ëndërron ndërsa Skënderbeu shpëton s

21 Maj 2021, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Titull e mbijetesë vendoset javën e fundit. Vllaznia mposht

SHQIPËRI– Duhet e java e fundit për të përcaktuar fituesin e titullit kampion në Superligën shqiptare por edhe se kush skuadër do të bie në një kategori më poshtë.

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-1

Përballja mes Partizanit e Vllaznisë përfundoi me shifrat 0-1. Episodi vendimtar ishte dora e mbrojtësit të Partizanit Egzon Belica me arbitrin Enea Jorgji që e konsideroi të rregullt dhe ishte Herald Marku që u tregua i saktë përballë Hoxhës. Vlllaznia mbetet në lojë për titullin deri në fund në finalen me Laçin, me kuotë të njëjtë pikësh me Teutën, që e favorizuar në golaverazh luan me Apoloninë, por me siguri sido që të shkojë kuqeblutë e kanë fituar këtu kampionatin e tyre.

LAÇI-TEUTA 0-0

Barazimi me shifrat 0-0 i shkon për shtat Teutës që ngjitet në krye të klasifikimit dhe javën tjetër pret skuadrën e Apolonisë të rënë në një kategori më poshtë. Në krahun tjetër, kurbinasit janë në vendin e katërt me 61 pikë. Takimet e javës së fundit rezervojnë emocione të mëdha, me Teutën kryesuese që pret Apoloninë, ndërsa Laçi gjen Vllazninë.

SKËNDERBEU-KUKËSI 2-1

Gjashtë ndeshje dhe asnjë humbje. Skënderbeu i Migen Memellit i ka tejkaluar pritshmëritë dhe provën e ka dhënë me të gjithë pretendetët për titull, në javën e parafundit të kampionatit i fundit i dorëzuar 2-1 përballë korcarëve ishte Kukësi. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Mara dhe Victor, ndërsa Ibrahimi realizoi golin e nderit për verilindorët.


KASTRIOTI-BYLIS 1-1

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Kastriotit dhe Bylisit. Një pikë që i shkon përshtat skuadrës krutane që lë pas me një pikë ballshiotët. Bylis bëri një ndeshje të mirë duke shënuar golin e parë që në minutë të 4-të me Antoni.Në fraksionin e dytë, Kastrioti hidhet në sulm, por goli i barazimit do të shënohej nga një autogol. Bardhi kroson në zonë, ndërsa Carkanji e devijon duke shkaktuar autogol.


APOLONIA-TIRANA 1-1

Tirana nuk arrin të fitojë ndaj Apolonisë në raundin e parafundit të Superiores por mbetet edhe matematikisht jashtë Europës. Në “Loni Papuçiu” u luajt një ndeshje e hapur dhe me raste të shumta, por përfundoi me nga një gol në secilën portë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport superiore tirana vllaznia superiore tirana vllaznia

Sondazh

Poll