Aktualitet

U aksidentua në gjendje të dehur, arrestohet Aleksandër Gjoka, këngëtari shtrohet në spital, policët e ruajnë tek dera!

22 Maj 2021, 07:51 Nga DOSJA
U aksidentua në gjendje të dehur, arrestohet Aleksandër Gjoka,

TIRANË- Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar sërish nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjoka është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident në zonën e Farkës.

Pas aksidentit, Gjoka ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur. Ai tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmën mjekësore. Këngëtari po ruhet nga punonjës policie jashtë derës së spitalit.

Kjo është hera e dytë që këngëtari Aleksandër Gjoka arrestohet nga Policia, për shkak se kapet në timon në gjendje të dehur. Më 23 dhjetor 2019, Aleksandër Gjoka u kap i dehur në zonën e Freskut.

Këngëtari ishtë aq i dehur saqë kishte rrëzuar të gjitha konet e ngritura nga patrulla e Komisariatit numër 4 të kryeqytetit. Pasi iu bë testi i alkoolit, u zbulua se niveli i intoksikimit ishte 0.66 mg/l. Më pas, Gjoka doli në gjykatë, e cila e la në masën detyrim paraqitjeje. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka

Sondazh

Poll