Aktualitet

U kap me 123 mijë paund në portin e Durrësit, gjykata lë në burg Olsi Sefollin

22 Maj 2021, 07:25 Nga DOSJA
U kap me 123 mijë paund në portin e Durrësit, gjykata lë

DURRËS–Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë për 20 vjeçarin Olsi Sefolli, shoferin e furgonit që vinte nga Anglia, të ndaluar në portin e Durrësit pasi iu gjetën 123 mijë paund të padeklaruara.

Gjykata e Durrësit në seancën e zhvilluar ditën e djeshme me gjyqtar Paulim Cerën, ka caktuar masën e sigurisë “Burg paafat” për 20-vjeçarin.

Shoferi Olsi Sefolli u arrestua më datë 19 maj në portin e Durrësit, pasi në një nga furgonët e tij me të cilët transportonte mallra nga Anglia teksa shërbente si post private, iu gjetën 123 mijë paund e 200 stërlina skoceze. Mbi të rëndojnë akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Anglia kishte sinjalizuar autoritetet shqiptare që ta kontrollonin mjetin në të pikat kalimit pasi kishin indicie se brenda atij furgoni që erdhi në Durrës me target nga Porti i Ancona-s, fshihej diçka e paligjshme. Specialistët e seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë hapur furgonin sapo ka mbërritur,  që drejtohej nga shoferi i identifikuar si Olsi Sefolli, 21 vjeç.

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg olsi sefolli olsi sefolli lihet ne burg olsi sefolli olsi sefolli

Sondazh

Poll