Aktualitet

Ekzekutimi i Delon Troqes, shoqërohen 20 persona në polici! Në trupin e viktimës gjendet një pistoletë

22 Maj 2021, 06:38 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Delon Troqes, shoqërohen 20 persona në polici! Në

VLORË– Rreth 20 persona janë shoqëruar në policinë e Vlorës gjatë mbrëmjes së djeshme, të cilët do të merren në pyetje për ekzekutimin e Delon Troqes.

Dosja.al mëson se në trupin e viktimës policia ka gjetur një armë tip pistoletë. Po ashtu mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Aktualisht blutë po hetojnë si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak ditë më parë.

Troqe u vra mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja.

Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Lajmi Kryesor: Vrasja e Delon Troqes me 15 plumba kallashnikovi, shoqërohen në polici 20 persona! Viktima ishte i ARMATOSUR, 38-vjeçari përcillet për në banesën e fundit, gazetari: Ditën e zgjedhjeve viktima lëvizte me motorr

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe vritet delon troqe delon troqe vritet delon troqe

Sondazh

Poll