Aktualitet

Ekzekutimi i Delon Troqes, shoqërohen rreth 20 persona në Polici! Viktima ishte i armatosur, në lëvizje edhe ditën e zgjedh

22 Maj 2021, 06:00 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Delon Troqes, shoqërohen rreth 20 persona në Polici!

VLORË– Sot i jepet lamtumira e fundit Delon Troqes, 38-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me kallashnikov në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”. Policia ka shoqëruar 20 persona në polici të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Autorë të maskuar dolën nga mjeti Audi A4 dhe kanë goditur me breshëri kallashnikovi, dy herë me ndalesa dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Plot 15 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes ndërsa 5 plumba kanë kapur trupin e 38 vjeçarit.

Një tjetër detaj me rëndësi ka dalë nga grupi hetimor. Viktima, Delon Troqe ka patur dijeni për rrezikun që i kanosej, pasi pas vrasjes, atij iu gjet një armë tip pistoletë të cilën e mbante në makinë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.

Ndërkohë që biznesmeni është një emër i njohur në qytetin e Vlorës. Ditën e zgjedhjeve të 25 prillit ai është parë duke lëvizur me motor nëpër qytet. Sipas gazetarit Elton Qyno, viktima kishte hipur me motorr dhe e donte të gjithë rrugën për vete. Qyno shton se vrasja e Delon Troqes, është nga e njëjta dorë që dominon Vlorën.

Por kush është Delon Troqe?

38-vjeçari rezulton se është kushëri me një tjetër person të përfshirë në trafikun e drogës. Ai është kushëriri i tij, Elvis Troqe, i zhdukur që prej korrikut të 2018. Nga ajo kohë e deri më sot, prej të riut nuk ka asnjë shenjë. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 12 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja. Kjo është vrasja e katërt që ndodh në katër muaj në qytetin e Vlorës.

(kle:mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll