Aktualitet

15 plumbat e kallashnikovit i morën jetën sapo u kthye nga Spanja! Përcillet sot për në banesën e fundit Delon Troqe

22 Maj 2021, 06:03 Nga DOSJA

VLORË– Delon Troqe, 38 vjeçari që u ekzekutua  me 15 plumba kallashnikovi mbrëmjen e djeshme pranë pallatit të sportit “Flamurtari” në Vlorë, përcillet sot për në banesën e fundit.

Lajmërimin e kanë dhënë familjarët e viktimave, të cilët njoftojnë se Troqe do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00.

Delon Troqe u vra mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Rreth orës 21:50, persona të paidentifikuar e qëlluan me më shumë se 20 plumba kallashnikovi. 15 prej tyre përfunduan në trupin e Troqes, duke bërë që ai të ndërronte jetë. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i Delon Troqes, shoqërohen rreth 20 persona në Polici! Viktima ishte i armatosur, në lëvizje edhe ditën e zgjedhjeve/ Gazetari: Nuk të hapte rrugë!

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe delon troqe ekzekutohet delon troqe

Sondazh

Poll