Aktualitet

Plagosja e 33-vjeçarit në Berat, policia del me njoftim zyrtar: Arrestohen dy persona, 4 janë shpallur në kërkim

22 Maj 2021, 06:27 Nga DOSJA
Plagosja e 33-vjeçarit në Berat, policia del me njoftim zyrtar:

BERAT– Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat në fshatin  Poshnje në Dimal, ku mbeti i plagoasur 33-vjeçari Iliaz Ismailaj. Policia bën me dije se janë vënë në pranga 2 prej autorëve. Në pranga janë vënë në Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj.Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë.

Njoftimi i policisë: 

 Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes:
Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.

Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Ismaili kishte vetë pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Ai ndodhej në lokalin e xhaxhait të tij, “Kështjella” në momentin që persona të paidentifikuar janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet iliaz ismailaj iliaz ismailaj

Sondazh

Poll