Aktualitet

4 ekzekutime të BUJSHME në 4 muaj në Vlorë! Të katërt u vranë me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit, 2 u kthyen

22 Maj 2021, 07:02 Nga DOSJA
4 ekzekutime të BUJSHME në 4 muaj në Vlorë! Të

VLORË– 4 ekzekutime të bushjme kanë tronditur qytetin e Vlorës në më pak se 4 muaj!  Vrasja e Gentjan Qarrit më 6 shkurt, pasoi tre ekzekutime të tjera në Vlorë. Të gjitha vrasjet kanë dy ’emërues’ të përbashkët, të vrarë në mes të qytetit dhe me kallashnikov!

Ekzekutimi i Delon Troqes mbrëmjen e djeshme, tronditi Vlorën. 38-vjeçari i martuar dhe baba i një djali është ekzekutuar me 5 plumba kallashnikovi. Troqe, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, ishte në servisin e tij të makinave bashkë me të vëllanë, mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”.

Rreth orës 21:50, persona të paidentifikuar e qëlluan me më shumë se 15 plumba kallashnikovi. 5 prej tyre përfunduan në trupin e Troqes, duke bërë që ai të ndërronte jetë. Brenda pak minutash vendi në derën e servisit të Troqes, do të kthehej në një ‘skenë morti’, ku familjarët e 38-vjeçarit e rrethuan trupin dhe vunë kujën me të qara. 

Gentian Qarri, 40 vjeç, një person me precedentë penalë dhe i njohur me pseudonimin ‘Geçe’ është ekzekutuar me më shumë se 20 plumba kallahnikovi të lojit ‘Shars’ në Vlorë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 6 shkurtit në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës së Vlorës dhe përballë Kishë Ortodokse, ku Qarri po ecte në këmbë. I pikasur nga autorët, Qarri është qëlluar me breshëri plumbash, më shumë se 20 herë dhe ka rënë në tokë. Atentatorët e pajisur me kapele dhe maskë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa 40-vjeçari u dërgua në spital. Plagët e shumta që kishte marrë në kraharor dhe këmbë, bënë që Gentian Qarri të ndërrojë jetë, duke mos mundur të tregojë asgjë çfarë mund të ketë parë tek vrasësit e tij.

Taulant Gjikaj alias Taulant Beqiraj, Manaj, 31 vjeç, me precedentë penalë dhe djali i një ish-punonjësi policie u ekzekutua mesditën e 3 marsit me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës në Vlorë, në sy të qytetarëve pranë rrugës ‘Transballkanike’. Teksa ecte në këmbë, Gjikaj u qëllua nga një automjet me xhama të zinj katër herë dhe u la i vdekur në vend. Plumbat vinin nga një makinë ngjyrë gri, tip “Ford”, e cila ishte në ecje dhe brenda kishte më shumë se një person. 31-vjeçari, Gjikaj qëndroi për disa momente në tokë i rrethuar nga njerëz të shumtë që u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, dhe më pas u transportua në spitalin e Vlorës. Aty ai ndërroi hetë si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Autori i krimit me të njëjtën makinë u largua në drejtim të pyllit të Sodës në sy të kalimtarëve të cilët sinjalizuan autoritetet për itinerarin e tij. Pak momente pas ekzekutimit, Andi (Hansi) Jonuzaj, 44 vjeç dhe një biznesmen i njohur në zonë u vu në pranga.  

Bledar Birçaj, 40 vjeç është ekzekutuar mesditën 10 majit tek vendi i njohur si Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. Biznesmeni ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW x5 bashkë me një mikun e tij kur rruga i është prerë nga një tjetër automjet që ishte në ecje. Më shumë se 15 të shtëna janë lëshuar në drejtim të biznesmenit 40-vjeçar, i cili ka marrë 7 plumba. Ai u dërgua me urgjencë në spital por për fat të keq nuk ka mundur të shpëtojë. Me fat ka qenë miku i tij, i cili ka shpëtuar për mrekulli pavarësisht breshërisë së plumbave. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur një sërë pikash kontrolli në hyrje dhe dalje të Vlorës për të identifikuar dhe kapur autorët të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Kaninës

Lajmi Kryesor: Ekzekutimi i Delon Troqes, shoqërohen rreth 20 persona në Polici! Viktima ishte i armatosur, në lëvizje edhe ditën e zgjedhjeve/ Gazetari: Nuk të hapte rrugë!

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 4 vrasje ne vlore bledar bircaj delon troqe gentian qarri tauland gjika 4 vrasje ne vlore bledar bircaj delon troqe gentian qarri tauland gjika

Sondazh

Poll