Aktualitet

LIDHJA/ Çfarë i bashkon 3 viktimat e fundit, nga Çaka në Elbasan tek “The Boss” në Vlorë, përfshirja në trafikun e d

22 Maj 2021, 07:43 Nga DOSJA

VLORE- Tri nga vrasjet e fundit që kanë ndodhur në dy qytetet kryesore në vend, Vlorë dhe Elbasan, kanë një tjetër të përbashkët që na dërgon pak më larg.

Spanja, është vendi nga ky tri shënjestrat janë kthyer. Everest Çaka, Bledar Birçaj dhe Delon Troqe, janë tri viktima që e gjetën vdekjen pak kohë pasi u kthyen në atdhe. Përveç vendit të emigrimit, ku dyshohet se tri viktimat kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet kanë ndodhur në një kohë shumë të shkurtër nga njëra-tjetra.

Bledar Birçaj, 10 maj 2021, pronari i “The Boss” në Lungomare u ekzekutua në mes të ditës në mjetin e tij, tip BMW. Ai ishte arrestuar në vitin 2011 për vrasje por ia kishte dalë të lirohej. Para vrasjes ai sapo ishte kthyer nga Spanja.

Everest Çaka, 11 maj 2021, një ditë pas ekzekutimit të “The Boss”, në Elbasan vritet i riu. Autorët plagosën në dorë edhe të shoqen, ndërsa çifti kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja. Burimet thonë se ai udhëtonte shpesh drejt Spanjës bashkë me të shoqen, ku sigurisht nuk ndodheshin për muaj mjalti…

Delon Troqe, 38 vjeç, pronar i një servisi dhe një pike dhëniesh skafesh me qira gjatë sezonit të verës, u ekzekutua dje mbrëma me breshëri. Por edhe i riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Dyshimi kryesor është përfshirja e tyre në trafikun e drogës në Spanjë që mund të ketë sjellë në larjen e hesapeve në Shqipëri. Por kjo është vetëm një pistë. Paralelisht, hetimi është ndarë edhe në pistën e problemeve të mëparshme mes bandave që veprojnë në Shqipëri.

(F.G/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj delon troqe ekzekutimet ne shqiperi everest cakaj bledar bircaj delon troqe ekzekutimet ne shqiperi everest cakaj

Sondazh

Poll