Aktualitet

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, zbulohet lëvizja e Delon Troqes ditën e zgjedhjeve, gazetari: E donte rrugën për vet

22 Maj 2021, 05:36 Nga DOSJA
U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, zbulohet lëvizja e Delon Troqes

VLORË– Delon Troqe, 38 vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me 15 plumba kallashnikovi, ditën e zgjedhjeve të 25 prillit është parë duke lëvizur me motor nëpër qytetin e Vlorës.

Sipas gazetarit Elton Qyno, viktima kishte hipur me motor dhe e donte të gjithë rrugën për vete. Qyno shton se vrasja e Delon Troqes, është nga e njëjta dorë që dominon Vlorën. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 12 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Statusi i gazetarit Elton Qyno:

Për të kuptuar vrasjen në Vlorë, mu desh të hapja arkivën. Në fakt ngado që ta rrotullosh, gjuha vete ku dhemb dhembi.

E kam trajtuar kete teme sa nuk ka më. Është e njëjta dorë, që dominon Vlorën… Ky qe u kap per kete zhdukjen ketu, iku doli nga burgu per nje akuze “Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes” Tani e vërteta vijon të mbetet mister. Ndërsa flaka nga gryka e automatikut, nuk po shuhet në Vlorë. Në mos gaboj, diten e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, viktimën e kam parë mbi nje motor në Vlorë. E donte gjithë rrugën vetë zotëria…

Delon Troqe u vra mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe vritet delon troqe delon troqe vritet delon troqe

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 20:36

VLORË– Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua e armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë ishte një person aktiv në rrjetet sociale. Dosja.al ka sigurua...