Aktualitet

Shoferi i urbanit humb kontrollin dhe përplaset në Bathore, 5 pasagjerë të plagosur

21 Maj 2019, 21:10 Nga DOSJA
Shoferi i urbanit humb kontrollin dhe përplaset në Bathore, 5

TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, pranë Tiranës. Mësohet se shoferi i linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një bordurë rruge.

Si pasojë janë plagosur 5 pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njofti i policisë

Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore,  drejtuesi i një autobusi të linjës  së transportit publik ka humbur kontrollin e  mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën  5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 pasagjere te plagosur aksident ne bathore perplaset urbani triane 5 pasagjere te plagosur aksident ne bathore perplaset urbani triane

Sondazh

Poll