Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i kreut të Dhomës së Tregtisë: Shqipëria dhe Kosova së shpejti në luftë tregtare

21 Maj 2019, 16:30 Nga DOSJA
Paralajmërimi i fortë i kreut të Dhomës së

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, ka zbuluar disa detaje nga Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar zhvilluar ditën e sotme.

Sipas tij, pala kosovare ka akuzuar Shqipërinë se renditet e 2 pas Serbisë përsa i përket barrierave financiare që vendos ndaj mallrave nga Kosova. Jaka paralajmëron se brenda 2 muajsh mund të fillojë një ‘luftë tregtare’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo për shkak se pala kosovare do të vendosë reciprocitet me Shqipërinë, nëse nuk gjendet zgjidhje për barrrierat ushqimore brenda 2 muajve.

“A e dini që Shqipëria rendita e dyta pas Serbisë për barrierat që vendos ndaj mallrave të Kosovës. Madje sot Ministri kosovar tha se ka ndërhyë në sondazhe pasi Shqipëria ishte kokë më kokë me Serbinë përsa i përket barrierës ndaj mallrave të Kosovës. Këtu në Shqipëri nuk ka asgjë tjetër vetëm se folklorizëm dhe spektakël ndaj Kosovë.

Ministri Limaj shpalosi qartë sot një platfpormë, madje bëri edhe një sfidë “më gjeni një barrierë që Kosova bën ndaj prodhimeve shqiptare dhe ne e heqim menjëherë.”

Dhe këtu hyn edhe historia e barrierave të vendosura ndaj miellit që vjen nga Kosova. Nuk mund ta godasësh një produkt pa ekspertizë dhe të bindemi që kjo është e drejta që kjo dëmton një target të sipërmarrësve.

Sot ministri i Indusitrsë së Kosovës tha se: ‘Nëse Shqipëria nuk gjen një zgjidhje për një periudhë dy mujore, ne do jemi me reciprocitet për mallrat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, Dhe këtu bëhet fjalë për miellin, pataten dhe birrën. Janë tre produkte ku Qeveria e Kosovës insiston fort dhe që kërcënon se do të kalojn në reciprocitet.”, tha Jaka.

Sipas tij, 90% e vendimeve të gjykatave jepen në dëm të biznesit përkundrejt shtetit, pasi kanë frikë nga vettingu. Jaka tha se Reforma në Drejtësi po shkatërron raportin e biznesit me shtetin.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nikolin jaka shqipëria dhe kosova në luftë tregtare nikolin jaka shqipëria dhe kosova në luftë tregtare

Sondazh

Poll