Aktualitet

Azhornimi i pronave, Lame: Nga 3.8 milionë pasuri, 2.5 janë regjistruar me probleme

21 Maj 2019, 19:38 Nga DOSJA
Azhornimi i pronave, Lame: Nga 3.8 milionë pasuri, 2.5 janë

TIRANË- Artan Lame, kreu i kadastrës mori pjesë ditën e sotme në një takim me Dhomën amerikane të Tregtisë, ku tha se nga 3.8 milionë pasuri të regjistruara në rang vendi, 2.5 milionë prej tyre janë regjistruar me probleme, ndërsa 600 mijë të tjera nuk janë regjistruar ende.

Sipas tij kadastra do të nisë një tjetër projekt për azhornimin e sipërfaqeve të tokave që i janë kthyer pronarëve.

“Në 1 milion operacione që bën në vit zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme prej tyre rreth 500 mijë janë bosh, pra që ti i jep qytetarit një informacion bosh dhe pas një jave e ke prapë tek dera. Ne nuk mund të rregullojmë banakun kur mielli që shitet është i mykur. 3.8 janë regjistruar dhe rreth 600 mijë janë të paregjistruara, por nga këto 3.8 mln pasuri të regjistruara, rreth 2.5 mln janë të regjistruara me probleme”, deklaron Lame.

Më tej, Artan Lame tha se përballë sfidave me të cilat ndeshet kadastra, zgjidhjet janë tre.

“E para unifikimi i institucioneve, e dyta përmbyllja e të gjitha proceseve tranzitore, hapi i tretë është reformimi i ZRPP”, u shpreh Lame.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2.5 milionë pasuri me probleme artan lame kadastra 2.5 milionë pasuri me probleme artan lame kadastra

Sondazh

Poll