Aktualitet

Dëmtohet busti i Mid’hat Frashërit, diplomati për Guiness, “jetoi” 761 vite

21 Maj 2019, 18:41 Nga DOSJA
Dëmtohet busti i Mid’hat Frashërit, diplomati për Guiness,

Skulptori Agim Rada ka jetësuar në bronz figurën e djalit të poetit Abdyl Frashëri më nëntor të vitit të shkuar kohë kur eshtrat e tij u rikthyen në atdhe.

69 vite pas ndarjes nga jeta, eshtrat e Mid’hat Frashërit u riatdhesuan në Tiranë në datë 14 nëntor tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.

Por vetëm disa muaj më vonë, numrat që tregojnë datëlindjen dhe vitin e vdekjes kanë rënë. Një tjetër mundësi është që busti i politikanëve të ketë rënë pre e vandalëve.

Tashmë në bustin e tij, djali i Abdylit ka lindur më 188 dhe ka vdekur më 949, duke mbushur kështu plot 761 vite jetë.

Në të vërtetë, diplomati, politikani dhe shkrimtari shqiptar ka lindur në Janinë më 25 mars të vitit 1880 dhe u nda nga jeta më 3 tetot 1949 në New York.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet busti i mid'hat frashërit mid'hat frashërit busti i mid'hat frashërit mid'hat frashërit

Sondazh

Poll