Aktualitet

Veliaj i dorëzon “Çelësin” familjes së arkitektit italian, skenografi Zahaj: Ta hedhin në gjyq për dhunimin e veprave

21 Maj 2019, 17:30 Nga DOSJA
Veliaj i dorëzon “Çelësin” familjes së

TIRANË– Ditën e sotme kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” familjes së arkitektit italian Gherardo Bosios.

Skenografi Bashkim Zahaj ka komentuar dorëzimin e “Çelësit” duke shkruar se kryebashkiaku Veliaj i ka shkatërruar veprën e gjyshit, duke i dhuruar me pas simbolin e qytetit.

“Më e pakta mbesa e arkitektit duhet të hapë proçes gjyqësor për dhunim të së drejtës së autorit në të paktën 4 vepra në arkitekturë,”-shkruan skenografi.

Postimi i plotë:

Kjo pasi disa nga veprat e arkitektit italian si stadiumi “Qemal Stafa”, sheshi Skënderbej  janë prishur dhe rindërtuar gjatë periudhës së qeverisjes vendore të Veliaj. Në projekt për t’u prishur është edhe Teatri Kombëtar i ideuar nga Bosio.  

Bosio në Tiranë realizoi Universitetin, Akademinë e Arteve, Kolonadën me Institutin Arkeologjik, Stadiumin “Qemal Stafa”, kryeministrinë, Hotel Dajtin, Pallatin e Brigadave me gjithë parkun e mobiliet unike të tij, si dhe skicoi trajtat planivolumetrike të Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar etj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj gherardo bosio mbesa e bosios merr celesin e qytetit erion veliaj gherardo bosio mbesa e bosios merr celesin e qytetit

Sondazh

Poll