Aktualitet

Pësoi atak në zemër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Itali, familjarët akuzojnë mjekët e urgjencës

21 Maj 2019, 21:00 Nga DOSJA
Pësoi atak në zemër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

ITALI– Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda në makinën e tij në rrugën që lidh Tolentinon me San Severinos në provincën e Maceratës në Itali, ditën e djeshme. (Lexo këtu)

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, i identifikuar si Alfons Kaja, i cili jetonte në këtë zonë. 33 vjecari u gjet pa jetë brenda në makinën e tij në orën 04:30 të mëngjesit të së hënës.

Dyshimet e familjes dhe akuzat për mjekët

Mbrëmjen kur humbi jetën 33-vjeçari shqiptar shkoi në urgjencë sepse nuk ndjehej mirë për t’u kthyer më pas në Shqipëri. Pas disa orësh ai u zgjua për të shkuar në punë, mori makinën, u ndje keq gjatë rrugës dhe u përplas. Si pasojë e përplasjes 33-vjeçari humbi jetën.

Kaja, me origjinë shqiptare, ka jetuar në Itali që nga viti 2007. Ai la pas gruan e tij, Adën, e cila është tre muajshe shtatzënë dhe një vajzë vetëm dy vjeç e gjysmë. Në morgun e Maceratit, ndaj tij po kryhet ekspertiza mjekoligjore, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes. Hipoteza e parë është arresti kardiak.

Kushëriri i tij Blerimi është personi që e ka parë për herë të fundit dhe që i konfirmon dyshimet e mjekëve.

Pasdite u ndje i sëmurë. Në orën 9 të darkës iu ankua gruas se kishte tensioin e lartë dhe shkoi në urgjencë. Pas vizitës mjekët i thanë se nuk kishte asgjë. Dhe kështu u nis të nesërmen për në punë. Përveç ditës së djeshme, ai nuk pasur asnjëherë probleme shëndetësore. Për këtë duam të kuptojmë nëse ka ndonjë faj spitali. Do të kërkojmë të gjithë dokumentacionin mjekësor në spital, pasi ai shkoi në urgjencë për shkak të tensionit dhe ata e larguan. Duam të dimë mbajnë përgjegjësi apo jo,”-tha ai.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfons kaja humb jeten shqiptari alfons kaja humb jeten shqiptari

Sondazh

Poll