Aktualitet

Negociatat, monistri holandez: Fryma populiste ia ka bërë Shqipërisë rrugën me gropa

21 Maj 2019, 20:49 Nga DOSJA
Negociatat, monistri holandez: Fryma populiste ia ka bërë

Ministri i shtetit i deleguar nga Mbreti brenda qeverisë së Holandës, dhe ish-Sekretari i përgjithshëmi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka folur pas takimit të zhvilluar me delegacionin shqiptar në Holandë, të drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ai shprehet se procesi i zgjerimit nuk është ndalur, por Shqipëria ka psaur një rrugë me gropa për shkak të frymës populiste në BE që nuk është pro zgjerimit.

“Më shpjeguan të dyja palët, opozita dhe qeveria, për ambiciet e Shqipërisë për integrimin. Zgjerimi i BE nuk është ndalur. Unë thashë që Shqipëria ka një rrugë me gropa para, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse në BE ka një frymë populiste që nuk është pro zgjerimit të Unionit. Kam inkurajuar miqtë e mi shqiptarë që t’i tregojnë Bashkimit Europian se Shqipëria është serioze me reformat dhe momenti do të vije që Shqipëria të marrë sinjal pozitiv nga Brukseli. Ndaj mendoj se procesi nuk ka ndalur”, tha ai në një prononcim për mediat që shoqërojnë delegacionin shqiptar në Hagë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i shoqëruar me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla dhe atë të grupit Demokrat Rudina Hajdari, po zhvillon një vizitë 3-ditore në Holandë. Delegacioni shqiptar po lobon në Holandë, në mënyrë që të japë votën e saj pro hapjes së negociatave për Shqipërinë këtë qershor. Sot delegacioni shqiptar zhvilloi disa takime, si me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez, Kadija Arib apo me zv.ministrin për BE-në Mаtthijs van der Plas.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e negociatave jaap de hoop scheffer hapja e negociatave jaap de hoop scheffer

Sondazh

Poll